Mbrostar, vijon protesta kundër impiantit të mbetjeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijojnë protestat kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Mbrostar të Fierit. Edhe këtë të enjte, banorët kanë bllokuar aksin Fier-Tiranë. Në shenjë protestë, ata janë shtrirë në mes të rrugës, duke mos lejuar kalimin e automjeteve, ndërsa në disa raste ka patur edhe goditje ndaj automjeteve, kur drejtuesit e këtyre të fundit kanë tentuar të kalojnë me force. Banoret e Mbrostarit kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Këshillit Bashkiak te Fierit, për të ndërtuar impiantit e përpunimit të mbetjeve fare pranë këtij fshati. Protesta ka zgjatur më tepër se një orë, madje është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë për të zhbollkuar situatën, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet.

Recommended