Tiranë, nis ndërtimi i parkimit nëntokësor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemi i parkimit në Tiranë, sidomos ne qendër, pritet të lehtësohet me ndërtimin e parkimit nëntokësor në Sheshin ?Skënderbej?. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se dy hapësirat qe marrin forme, njëra ne nisje te bulevardit te ri dhe tjetra ne sheshin qendror, do te lehtësojnë qytetaret qe lëvizin me automjete.?Sapo kemi nisur parkingun e dytë publik nëntokësor të Bashkisë së Tiranës. Parkingu i parë po ndërtohet në fillim të Bulevardit të Ri, i cili do të mbarojë në fillim të Vitit të Ri, kurse ky në Sheshin Skënderbej do të përfundojë në muajin Mars. Do të ketë 300 vende parkimi, një mënyrë ideale për ta lënë makinën për ata që i lidh puna me institucionet kryesore rreth sheshit. Kjo është mënyra se si projektojmë Tiranën moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve, jo makinave?.Kryebashkiaku bëri me dije se vetëm në qendrën e Tiranës, me dy parkingjet publike nëntokësore të bashkisë dhe 4-5 të hoteleve të reja, qendrave tregtare dhe xhamisë së re, kjo zonë do të ketë 2000-2500 vende parkimi. Duke u ndalur tek reshjet e dendura, që priten të përfshijnë kryeqytetin këtë javë, kryebashkiaku Veliaj garantoi se janë marrë të gjitha masat dhe prej ditës së hënë, 1800 punonjës të bashkisë janë në gatishmëri të plotë.?E gjithë Bashkia e Tiranës është në gatishmëri. Kemi 1800 veta staf në terren, që po merren kryesisht me pastrimin e kanalizimeve. Duhet të kuptojmë që në ditë shirash kërkohet ndihmë nga të gjithë. Ky nuk është momenti për të vënë gishtin se kush e shkaktoi shiun, por për të bashkëpunuar dhe bashkëpunimi që pritet nga qytetarët është që në qoftë se kanë emergjenca dhe kjo është më e rëndësishmja, numri 112 është në dispozicion të Policisë, të Zjarrfikëses dhe të ambulancave. Në qoftë se kanë lëvizje të shkurtra, i ftojmë t?i reduktojnë këto lëvizje ose t?i bëjnë në këmbë sepse shtimi i trafikut na bllokon. E mbi të gjitha dua t?i ftoj të gjithë qytetarët të mos ndotin?.Kreu i Bashkisë kërkoi nga qytetarët që të mbajnë pastër qytetin, ndërsa i ftoi ata që në 13 Nëntor të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e përgjithshëm vullnetar të Tiranës.

Recommended