Ora News – Parkimi falas në Tiranë, si përfitohet
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e bllokut Shushica do të jenë të parët banorë që do të paisen me kartën e parkimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur shpërndarjen e kartave të parkimit për banorët rezident në këtë zonë.
Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë bllokun ?Shushica?, i cili kufizohet nga rrugët: ?Sulejman Delvina?, ?Gjik Kuqali?, ?Grigor Heba? dhe ?Medar Shtylla?.
Nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit qytetarët do të përfitojnë Parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për Parkim në këtë bllok si dhe në rrugët me vijëzim të Bardhë ku përfshihen: Komuna e Parisit, Gjin Bue Shpata dhe Emin Duraku.
Karta e Rezidentit, e shpërndarë për këtë Projekt Pilot, është falas vetëm për këtë fazë dhe ka afat deri në datën 31.12.2016.Pas projektit pilot në bllokun ?Shushica?, shpërndarja e kartës së rezidentit do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit të Tiranës.Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor.
Kjo pullë identifikuese është ?e personalizuar? dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, ?lehtësisht e dukshme? ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Përmes zbatimit të këtij projekti pritet të zgjidhet një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës siç është parkimi i automjeteve. Projekti i Rezidentit e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nis-shperndarjen-e-kartave-per-parkingjet/
Recommended