Report TV - Anulohen HEC-et në Theth. U shkelën kontratat koncesionare

  • 7 years ago
Në kulmin e debateve për HEC-et në Valbonë, Ministria e Energjitikës ka anuluar kontratën koncesionare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në Lumin Shalë të Thethit të biznesmenit kosovar Ekrem Lluka.

Përmes një letre dërguar kompanisë koncesionare Shala Energy Shpk, Ministria e Energjitikës ka bërë me dije se prishja e njëanshme e kontratës ka ardhur për shkak të mosrespektimit të kushteve të saj. Ministria ka theksuar gjithashtu se Shoqëria koncesionare është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit, gjë që nuk ka ndodhur.

Recommended