Rama: Luftë pa kompromis hashashit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti i fundit i Guardia Di Financa sipas kryeministrit Rama zbuloi te vërteten e kultivimit dhe trafikimit te hashashit ne Shqipëri. Ne komunikimin javor ne facebook, shefi i qeverise risolli ne vëmendje te dhënat e monitorimit nga ajri dhe luftës se policisë. Ajo qe ka ndryshuar sipas Rames, është lufta e pakompromis e policisë kundër drogës, çka faktohet nga asgjësimi ne kohe te shpejte i parcelave me hashash. Por raporti i Guardia Di Financa per Ramen i dha përgjigje edhe akuzave te opozitës, te cilës i risolli ndërmend Lazaratin. Kultivimi i kanabisit është bere se fundmi objekt debati dhe akuzash te forta mes palëve, sidomos ne parlament.
Recommended