Ora News – Prurjet e lumit rrezikojnë unazën e qytetit të Rrëshenit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Rrëshenit në Mirditë. Unaza e qytetit rrezikon të shembet, nga prurjet e Lumit Zmeja. Rrjedha e fortë e Lumit ka dëmtuar argjinaturen mbrojtëse të këtij segmenti rrugor.
Gërryerjet i janë afruar trasesë së rruges në dy vende, në një gjatësi prej 120 metra linear. Nga kjo situatë rrezikohen dhe dubacionet e ujësjellësit të Mirdites si dhe linja elektrike që ndodhet aty pranë. Nënkryetari i Bashksië Mirditë Julian Përgega e vlerson situaten si mjaft alarmante, duke kërkuar mbështetjen e Emergjencave Civile, pasi Njesia Vemdore e ka të pamundur që të ndërhyjë me buxhetin e sajë.
Aktualisht ne dy vendet ku jane konstatuar gerryerjet eshte bllokuar levizja e mjeteve dhe e këmbësorve, pasi lëvizja përbën rrezik. Prurjet e lumit Zmeja kanë dëmtuar edhe segmentin që lidh fshatin Juzell me qendren e bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prurjet-e...

Recommended