Report TV - Thaçi nis vizitën në Tiranë takime me krerët e shtetit
  • 8 years ago
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton Shqipërinë. Thaçi gjatë vizitës në Shqipëri do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, ku fillimisht shkoi tek Presidenti Nishani dhe më pas do të takojë Ramën, Metën, Veliajn dhe Bashën.

Thaçi u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa në orën 10:30 dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët.

Pas Nishanit, Thaçi do të takohet me kryeministrin Rama, ndërsa më pas me Metën dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Presidenti Thaçi do të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, sipsa mediave në Prishtinë qe zbardhen axhenden e takimeve.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Shqipëri, Thaçi do të vendos kurora me lule në monumentin ?Nëna Shqipëri? dhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa do të takohet edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Thaçi do të takojë edhe lojtarët e ekipit përfaqësues të Kosovës para ndeshjes me Kroacinë në Shkodër.
Recommended