Report TV - PS: Vetting-u në Kushtetuese? Nuk na frenon t’a miratojmë
  • 8 years ago
Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjeve pjesë të Reformës në Drejtësi, nuk do t?a frenojë maxhorancën t?i miratojë me ose pa opozitën. Në intervistën e saj për ?Report Tv?, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj garanton se nuk do të krijohet asnjë ngërç me zbatimin e Reformës në Drejtësi edhe nëse demokratët shkojnë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja përgënjeshtroi dhe argumentat e PD-së për të braktisur komisionin e Reformës në Drejtësi.

Për shkak të kohës që i është dhënë opozitës për të ndryshuar konsensualisht ligjet, të përfunduara një herë nga maxhoranca, rrezikohen afate kushtetuese sipas ministres. I tillë ishte rasti I këshillit ët emërimeve në drejtësi, për të cilat dhe presidenti ashtu dhe kuvendi u detyruan të shkelin afatet.

Ndërkaq për një tjetër nismë, për të cilën opozita ka deklaruar votën kundër, atë të importit të plehrave, Felaj garanton se nuk do të ketë asnjë rrezik.

Ligji për importin e mbetjeve do të votohet të enjten në seancë plenare.
Recommended