Ora News – Dita e parë e shkollës, në Fier protestë, në Shkodër në radhë për librat!
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Kallm të Fierit, 300 nxënës të shkollës nëntë vjeçare të shoqëruar nga prindërit, kanë bojkotuar ditën e parë të shkollës, në protestë ndaj rrugës së dëmtuar prej 20 vjetësh.
Protestues: Kjo është Shqipëria evropiane me rrugë me gropa për faqe të zezë. Punësim jo! Fëmijë në shkollë jo!
-Ne s?kemi mjete për të transportuar fëmijët.
-Vetëm 5 km larg. Është turp.
Në shkollën 9-vjeçare ?Bakushe Visha? në Krujë, ku ndjekin procesin mësimor 450 nxënës mungojnë xhamat që rëndom janë zëvendësuar me plasmasë. Nuk është ndërhyrë as për lyerjen e fasadës së godinës, ndërkohë që muret janë me lagështirë.
?Gjendja në shkollë është shumë e mjerueshme. As në ?45-n nuk ka qenë kështu?.
Në Librazhd dhe Përrenjas, 800 nxënës të komunitetit egjiptian nuk janë pajisur me libra falas, sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit për këtë komunitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-350-nxenes-bojkotojne-mesimin-per-shkak-te-rruges-se-keqe/
Recommended