Report TV - Aksident në Fier, makina 3 metra në ajër, një i vdekur dhe 2 të plagosur
  • 8 years ago
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ne autostradën Fier-Tepelenë në vendin e quajtur ??Kthesa e Buzëmadhit?', ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së kaluar nga ku viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Gazmir Mecaj, 23 vjeç nga Cakrani.

Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip Benz me targa të Gjirokastrës GJ 1953 B Graciano Mecaj, 23 vjeç kushëriri i viktimës dhe Orges Boraj, 25 vjeç nga Gjirokastra.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas burimeve, shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Nga informacionet nga vendi i ngjarjes mësohet se makina ka dalë nga rruga, ku ka fluturuar rreth 3 metra në ajër dhe pasi është përplasur në një pllakë betoni ka përfunduar në një kanal.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat e Spitalit Rajonal Fier dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të aksidentuarve nga mjeti dhe më pas dërgimin e tyre në spital.

23-vjeçari Gazmir Mecaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.
Recommended