Report TV - PD: Të rinjtë shqiptarë të parët në Europë që duan të braktisin vendin
  • 8 years ago
Partia Demokratike në një deklaratë të zëdhënëses Ina Zhupa është shprehur se pas tre vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë janë të parët në Europë sa i takon dëshirës për të braktisur vendin.

Sipas Partisë Demokratikë këto të dhëna janë bërë të ditura nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

"Pas 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin.

Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.

Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet çdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plaçkisin asetet publike e paratë e shqiptarëve.

300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve.

Të vetmet vende pune në qeverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.
Të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë model që ofron Edi Rama, nuk e meritojnë këtë vrasje të shpresës.
Recommended