Report TV - Kopshti 16 në Laprakë gati,Veliaj:Të njejtat standarte në qendër e periferi
  • 8 years ago
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës po përmbush një tjetër premtim të sajin, rikonstruksionin e të gjitha kopshteve të Tiranës. Sot ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të në Laprakë.

Punimet e kryera falë bashkëpunimit me donatorët, u inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i PS, Rakip Suli. Pasi ka parë nga afër kushtet që ofron ky kopësht pas rikonstruksionit, Veliaj theksoi se falë mirëmenaxhimit të hapësirave është bërë e mundur që ky kopësht të presë 120 fëmijë të Laprakës.

?Bashkë me Fjonën, pamë kopshtin e sapobërë, i 16-ti nga 23 që kemi nisur të rikonstruktojmë gjatë kësaj vere. Na kanë ngelur edhe 7 kopshte të tjera dhe mezi pres që t?i mbarojmë në kohë rekord. Besoj se deri në shtator, kur edhe shoqet e Fjonës të jenë kthyer nga pushimet, do t?i kemi mbaruar të gjitha kopshtet dhe për herë të parë po garantojmë që e njëjta cilësi që ekziston në një kopësht në Bllok, ekziston edhe në një kopësht në Laprakë, sepse të gjithë fëmijët janë njësoj?, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se është ndër prioritetet e punëve të Bashkisë së Tiranës që të ofrojë të njëjtin standard punimesh si në qendër, ashtu edhe në periferi, si një mënyrë për të krijuar të njëjtat mundësi për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshi këtu edhe fëmijët.
Recommended