Report TV - Ja vilat, paratë dhe makinat e anëtarëve të Bordit të BSH
  • 8 years ago
Zbardhet pasuria e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, e cila sipas një raporti sekret të KLSH, është përfshirë në një tjetër skandal të rëndë financiar, me bankat e nivelit të dytë, ku janë përvetësuar dhe ndarë 21 milionë euro. Përgjatë dy viteve të fundit, 2014-2015, njerëzit që mbikëqyrin veprimtarinë, politikat e administrimit dhe operacionet e Bankës se Shqipërisë, kanë deklaruar pranë ILDKP vila në bregdet dhe jashtë Shqipërisë, apartamente në Tiranë, makina të shtrenjta, të ardhura nga bizneset, llogari bankare etj. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Petraq Milo, deklaron se është bashkëpronar me 75 për qind i një apartamenti në Tiranë, me vlerë 53 037 lekë si dhe bashkëpronar i një shtëpie banimi në Vlorë, përfituar me trashëgimi. Milo deklaron gjithashtu një makinë me vlerë 17 mijë euro, 190 mijë euro sigurim jete në Francë, 57 627 euro plan për sigurim banese, 5 287 euro nga titujt financiar, 1 312 884 lekë të ardhura nga puna në Universitetin e Tiranës, 4 795 385 lekë të ardhura nga konsulenca, 2 003 915 lekë të ardhur nga Këshilli Mbikëqyrës, 4 147 881 lekë interesa nga bono thesari, 2 600 euro të ardhura nga qiratë, pagën e djalit, pagën e bashkëshortes dhe disa llogari bankare.
Recommended