Report TV - Në 6 muaj 32 mln euro remitanca nga Britania,BSH: Rreziku Brexit
  • 8 years ago
Tregtia, flukset e investimeve e huaja, dhe remitancat janë tre kanalet direkte përmes të cilave dalja e Britanisë mund të ndikojë ekonominë shqiptare. Në këtë përfundim arrin në analizën e vet Banka e Shqipërisë, duke e vënë theksin te remitancat e konsiderueshme nga ky vend. Vlerësimet tregojnë se pesha e remitancave nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë është rreth 11% për periudhën gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015.

Kjo përfaqëson një vlerë transfertash prej 32.3 milionë eurosh apo 0.6% të PBB-së nominale. Gjithësesi, lajmi i mirë është që Banka e Shqipërisë beson se ndalimi tërësor i remitancave është një ngjarje me probabilitet të ulët. Ndërkohë që, reduktimi i tyre mund të kishte efekte të vogla në nivelin e konsumit dhe në ritmin e rritjes ekonomike.

Sa për efektet nga tregti, Banka e Shqipërisë thekson se Pesha e importeve dhe e eksporteve me Britaninë ndaj totalit janë respektivisht rreth 0.8% dhe 0.2%. Frenimi i eksporteve shqiptare drejt MB-së do të kishte një efekt të pandjeshëm për ekonominë shqiptare.

Stoku i investimeve të huaja direkte me origjinë nga MB-ja vlerësohej në 19.8 milionë euro në vitin 20141. Ky stok investimesh vlerësohet në 0.44% ndaj totalit të stokut të investimeve direkte në Shqipëri dhe në rreth 0.2% të PBB-së në vitin 2014.

Tërheqja e këtyre investimeve apo frenimi i fluksit hyrës të tyre, do të kishte një efekt të pandjeshëm për ekonominë shqiptare, thekson banka e Shqipërisë.
Recommended