Ora News - Rivlerësimi i pronave, tatimi për qytetarët bëhet 2%, për bizneset 3%
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deri në shkurt të vitit të ardhshëm, individët mund të rrisin vlerën e pasurive të tyre të patundshme, me një proces rivlerësimi që do të hyjë në fuqi në fund të gushtit. Qytetarët do të paguajnë vetëm 2% tatim për rivlerësimin e pronave të tyre të patundshme, ndërsa bizneset 3%. Me ligjin e mëparshëm, tatimi ishte 15% për të gjitha kategoritë.
Të gjithë qytetarët kanë aktualisht mundësinë që të rrisin vlerën e pronave tyre duke paguar shumë pak. Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji për rivlerësimin e pasurive të patundshme që do të hyjë në fuqi në fund të gushtit. Sipas ligjit të ri, të gjithë individët që kanë pasuri të patundshme kanë të drejtë që deri më 28 shkurt 2017 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Ata duhet të pajtojnë një ekspert të licencuar për të bërë vlerësimin e pronës me vlerën e tregut.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/rivleresimi-i-pronave-tatimi-per-qytetaret-behet-2-per-bizneset-3/
Recommended