Text: Lynx Music: Lynx Arrangement: Shpetim Saraci Directed: Kushtrim Juniku Dop: Roni Cili / Arian Dalladaku Make Up : Antonela Binaj Video Production : Kuju Studio
Diku larg prej qytetit gjetëm një vend diku pranë me detin , nën rreze dielli ti je, ti je , gjithçka që kam kudo ku je ti, ndihem në shtëpi
Se kur buzëqesh dukesh më e bukur Do të doja gjithmonë të të shihja ty të lumtur Sot mos premtojmë asgjë thjesht të shijojmë çdo gjë Bashkë me diellin Të perëndojnë mendimet
Seç ka diçka në sytë e tu diçka të veçantë me ty pranë detit blu Seç ka diçka ndryshe këtë herë Diçka më thotë, s?do e harroj kurrë këtë verë
Mes miqsh , mbushur gotat , ngrejmë dolli nën dritën e hënës sy mbyllur , humbur ënderrojmë kjo qetësi, mos mbarojë
Se kur buzëqesh dukesh më e bukur Do të doja gjithmonë të të shihja ty të lumtur Sot mos premtojmë asgjë thjesht të shijojmë çdo gjë Bashkë me hënën Të ndriçojnë mendimet
Seç ka diçka në sytë e tu diçka të veçantë me ty pranë detit blu Seç ka diçka ndryshe këtë herë Diçka më thotë, s?do e harroj kurrë këtë verë