Skandal në burgun e Shënkollit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarri me pasoje nje te vdekur e 9 te lënduar ka zbuluar edhe nje tjetër skandal ne burgun e Shenkollit ne Lezhe. Gjate hetimit te ngjarjes se rende, prokuroret kane verifikuar se në korridorin e burgut mungonin fikset e zjarrit, të cilat përdoren në raste emergjente. Ketë e kane dëshmuar forcat zjarrfikëse, te cilat u kane kërkuar autoriteteve te bombolat e emergjencës nga zjarri. Por ato nuk ishin ne vendet e përcaktuara. Nga hetimet rezulton se pajisjet kundër zjarrit ndodheshin ne magazine. Ditën e ngjarjes, punonjësit kane nxituar t?i nxjerrin, por ishte vone. Kjo situate sipas prokuroreve është shkelje e rende e ligjit, per te cilën pritet dhe ndjekja penale e personave përgjegjës. Por hetuesit po verifikojnë paralelisht edhe mënyrën e reagimit të personelit mbështetës në momentin e rënies së zjarrit në qelinë e Flamur Sules. Familjaret e viktimës thane se do ta kërkojnë te drejtën deri ne gjykatën e Strasburgut. Per ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka urdhëruar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë. Po ashtu, ai ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor per te gjithë punonjësit qe ndodheshin ne pune ditën e ngjarjes ne burg.
Recommended