Zjarr në burgun e Shënkollit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në burgun e Shënkollit në Lezhë. Një zjarr i rënë në ambientet e burgut, ka sjellë vdekjen e një të dënuari, ndërkohë që sipas policisë edhe dy persona kanë mbetur të plagosur si pasoje e asfiksisë. Te burgosurit janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të asfiksisë, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas shfaqjes se flakëve te gjithë te dënuarit jane nxjerr nga qelitë dhe janë mbajtur nen mbikëqyrjen e rrepte te policisë. Ende nuk dihet rrethanat e sakta te rënies se zjarrit. Burime te policisë nuk e përjashtojnë edhe faktin qe ai te ketë qenë i qëllimshëm. Nje bombol gazi ka shpërthyer çka ka bere qe te digjen dy dhoma të katit të dytë të këtij burgu. Forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje edhe perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit, ndërkohe qe shuarja e flakëve është bere e mundur vetëm pas nje ore nga mjetet e shërbimit zjarrfikës. Policia në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended