Ora News – Qeveria miraton projekte për dy resorte në Himarë dhe në Gjirin e Lalzit
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të ketë tashmë dy resorte turistike një në Himarë dhe një në Gjirin e Lalzit.Vendimet janë miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare dhe këto projekte janë klasifikuar si investime strategjike çka nënkupton mbështetje të qeverisë në disa aspekte.Investitorët kanë marrë të drejtën e përdorimit të brigjeve detare për 20 vite ndërsa vlera totale e investimit është rreth 78 milion euro.
Në bregdetin shqiptar brenda pak kohëve do të ndërtohen dy resorte gjigande të cilat pritet ti japin një shtysë sektorit të turizmit në vend i cili gjithmonë ka vuajtur nga mungesa e njësive të tilla akomoduese.
Qeveria ka miratuar 2 projektet që parashikojnë ndërtimin e një resorti në Himarë dhe një në Gjirin e Lalzit. Këto projekte janë klasifikuar si investime strategjike duke përfituar në këtë mënyrë nga disa masa mbështetëse si ndërtimi i infrastrukturës ndihmëse, rrugë, ujësjellës, kanalizime si dhe përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore.
Me anë të vendimit ekzekutivi lejon përdorimin e brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik ?Green Coast? në Palasë për një periudhë 20 vjeçare. Ky projekt ka një sipërfaqe prej 188 mije e 500 metra katrore dhe kap vlerën e 52.2 milion eurove.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-miraton-projekte-per-dy-resorte-ne-himare-dhe-ne-gjirin-e-lalzit/
Recommended