Vlerësimi i teksteve, shpërndarja në shtator - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbingarkesa, vështirësia dhe gabimet ne shkrim, jane vërejtjet e mësuesve, por dhe prindërve per programet e reja te klasës se pare dhe te gjashte, kryesisht per matematiken. Ne mbyllje te procesit te vlerësimit te teksteve nga drejtoritë arsimore, specialistet e Ministrisë kane derguar pranë shtëpive botuese propozimet per ndryshime. Drejtoresha e arsimit parauniveristar Zamira Gjini tregon se per vitin e ri shkollor se tekstet do te jene te përmirësuar. Reforma e teksteve nisi nje vit me pare me kurrikulen e klasës se pare dhe e gjashte. Krahas teksteve me autore shqiptare u aplikuan dhe kurrikulat e Oksfordit dhe Kembrixhit per lenden e matematikes. Ketë vit programet e reja vijojnë me klasën e 2, te 7 dhe te dhjete. Zyrtare te Ministrisë se Arsimit deklarojnë se shitja e teksteve nis 1 shtator nga shtëpitë botuese, pranë ambienteve te shkollave apo librarive pranë tyre. Ndërsa ne 13 shtator është caktuar data nisjes se procesit mësimor.

Recommended