Ora News – Përfundon ndërhyrja e rrugës “Hamdi Cenoimeri”, përfitojnë 2 mijë familje
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e rrugës ?Hamdi Cenoimeri?, pjesë e njësisë administrative 6. Rrugën do ta shfrytëzojnë rreth 2000 banorë të zonës, ndërsa ndërhyrjet e tjera në infrastrukturë do të paraprihen edhe nga ndërtimi i një shkolle të re për të përmbushur nevojat e të vegjëlve. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se me rrugë me standarde rritet dhe vlera e pronës.
Banorët e Kombinatit tashmë mund të shfrytëzojnë ?Hamdi Cenoimeri?, tërisht e rikonstrukturuar nga një investim i Bashkisë së Tiranës. Ky segment do ti shërbejë 2000 banorëve të njësisë administrative 6.
Veliaj: ?Më vjen mirë që sot rruga ?Hamdi Cenoimeri?, e cila është një rrugë që lidh zonën urbane me atë rurale të Kombinatit, ku jetojnë mbi 2000 familje, të cilave iu rritet vlera e shtëpisë dhe e pronës. Rruga gjithashtu, lidh pjesën urbane të Kombinatit me liqenin e Vaqarrit, dhe përdoret qoftë nga nxënësit që shkojnë në shkollë apo për të apasionuarit pas vrapit. Ndaj besoj se kemi bërë një investim jashtëzakonisht inteligjent?.
Në zonën e Kombinatit pritet një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturë dhe shërbimesh sociale parashikuar në planin urbanistik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-nderhyrja-e-rruges-hamdi-cenoimeri-perfitojne-2-mije-familje/
Recommended