Report TV - Policia paralajmëroi mungesën e sigurisë në Rinas, TIA mbrojti ICTS-në
  • 8 years ago
Policia e Shtetit ka paralajmëruar një muaj e gjysmë më parë mungesën e sigurisë në Aeroportin e Rinasit dhe rrezikun për një ngjarje të tillë.

Në raportin e mbledhjes së datës 13 maj të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil Shqiptar, evidentohet se nga ana e Policisë së Shtetit është parashtruar problemi i sigurisë së ulët, problemi me kamerat e sigurisë si dhe i mosdhënies në kohë të informacionit për Policinë e Shtetit.

Në këtë mbledhje, drejtori i Policisë Kufitare, Genc Merepeza ka ngritur shqetësim për të gjitha këto problematika por është kundërshtuar nga përfaqësuesit e Aeroportit. Sipas Merepezës, situata kamerave është vërejtur që në kohën kur Shqipërinë e vizitoi Papa Françesku.
Recommended