Grabitja në Rinas, TIA: Faji i policisë! - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania qe menaxhon aeroportin ?Nene Tereza? ia le pergjegjesine Policisë se Shtetit, per vjedhjen e rreth 1 milionë eurove ne pistën e Rinasit. 4 dite nga ngjarja qe tronditi opinionin dhe pas akuzave publike se përgjegjësia është e aeroportit, kompania ?Tirana Aeroport Partneres? ka vendosur te flasë. TIA i ka konsideruar raportet e Policisë se Shtetit si te pasakta. Ne komunikimin per mediat, koncesionari i aeroportit thotë se, policia është njoftuar ne kohe dhe se nje patrulle ka qene ne piste kur ka ndodhur vjedhja. TIA i kujton policisë se është detyre e saj te monitoroje situatën jashtë aeroportit nëpërmjet patrullimit, per te parandaluar situata te tilla. Duke u shprehur se kompania nuk është ne gare per te bere deklarata, koncesionari eshte ndalur tek firma ICTS, qe garanton sigurinë ne aeroport. Sipas TIA -s , ne baze te ligjit ICTS vepron e paarmatosur. Ne te gjithe kete situate, koncesionari vlerëson se po i cenohet imazhi nga deklarata te pasakta.Duke e vlerësuar sigurinë kombëtare si nje përgjegjësi te te gjithë institucioneve, TIA ben apel qe te ruhet konfidencialiteti dhe etika ne hetimet per ketë ngjarje.
Recommended