Report TV - ERE: Tarifa e energjisë nuk ndryshon deri në fund të vitit
  • 8 years ago
Çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë, për bizneset, por edhe tarifat që përdorin mes tyre operatorët e ndryshëm të tregut të energjisë elektrike në Shqipëri nuk ndryshojnë, të paktën deri më 31 dhjetor 2016. Tarifat aktuale do të vijojnë të mbeten në fuqi, ka vendosur Bordi i Komisionerëve i Entit Rregullator të Energjisë, pasi dëgjoi analizën e bërë nga drejtoria teknike.

Me përjashtim të OSHEE-së, dy kompanitë e tjera të mëdha, KESH dhe OST, kishin bërë kërkesa për rritje të tarifave. Konkretisht, KESH kërkoi që, nga 1.45 lekë për kilovat në orë që shet aktualisht, tarifa të kalonte në 2.91 lekë, pra një dyfishim i shifrës.

Kurse Operatori i Transmetimit kërkoi që t?i miratohej një rritje nga 0.65 lekë për kilovatorë, në 0.79 lekë. Këto kërkesa nuk u miratuam nga Enti Rregullator. Ndërsa Operatori i Shpërndarjes parashikonte në kërkesën e vet edhe një opsion për tarifë mesatare 11.31 lekë për një kilovatorë, por gjithsesi gjatë shqyrtimit të kërkesës u shpreh dakord që të mos ndryshonte nivelin aktual, prej 9.5 lekësh për konsumatorët familjarë, çka u miratua nga ERE.
Recommended