Përgjim edhe në burgun e Peqinit? - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është libri i hyrje daljeve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku dyshohet se është futur pajisja përgjuese IMSI Catcher. Më 11 qershor të vitit 2015 Eltjon Xhelilaj ka firmosur në regjistrin e këtij burgu, ndërkohë që sipas Prokurorisë ai është futur me të njëjtin automjet si në burgun 302 në Tiranë, ku dyshohet se ka qenë pajisja përgjuese. Arsyeja e futjes është ajo e takimit me shefin e policisë, por Prokuroria dyshon se përgjatë 30 minutave Xhelilaj sëbshku me efektivë të forcave operacionale kanë përdorur pajisjen për përgjim. Ende nuk dihet se cili i dënuar mund të jetë përgjuar, pasi në burgun e Peqinit ka shume persona me rrezikshmëri të lartë, por prokurorët pritet të marrin në pyetje drejtuesit e burgjeve për këtë. Sipas organit të akuzës, futja e pajisjes është në kundërshtim me ligjin, pasi është bërë në dijeni të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe jo Prokurorisë. Në paraburgimin 302 në Tiranë pajisja dyshohet së është përdorur për përgjim edhe pse arsyeja e futjes së forcave operacionale motivohej për matjen e cilësisë së ajrit. Entiol Xhelilaj dhe kreu i forcave operacionale Artion Duka u liruan nga Gjykata e Apelit dhe u rikthyen në detyrë.
Recommended