Report TV - Tropojanët dhe shoqëria civile në protestë: Larg duart nga Valbona
  • 8 years ago
Banorët e Luginës së Valbonës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisor etj kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Energjetikës e Industrisë dhe kryeministrisë, duke kundërshtuar ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Moto e kësaj proteste ishte ?Larg duart nga Valbona? dhe kjo protestë dhe zgjati për rreth dy orë, ku i'u kërkua institucioneve që projektet e miratuara në qeverinë Berisha të mos zbatohen, pasi ky do të ishte një shkatërrim për Luginën e Valbonës.

Ndërtimi i rrjetit të hidtrocentraleve do të rrënonte edhe turizmin në këtë zonë, duke qenë se lugina ka burime të mëdha hidrike.

Një nga protestuesit tha se, Lugina e Valbonës është një perlë e turizmit malor në Shqipëri dhe se qeveria nuk duhet të bëhet palë me kompanitë që ndërtojnë hidrocentrale, por me ata që mbrojnë këtë pikë turistike.

?Ne duam që hidrocentralet të mos ndërtohen në luginë. Të promovohet kjo luginë që është perlë e turizmit malor në Shqipëri. Parku ëhstë i të gjithëve, jo vetëm i yni. Shteti duhet të bëhet palë me ne jo me kompanitë që ndërtojnë hidrocentrale? tha ai.

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Ajo ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh.

Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra.

Nga Mbaskollat dhe deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit 0,3 gradë dhe ajo e korrikut 20,4 gradë.

Reshjet në Valbonë i kalojnë të 2082 milimetrat, ndërsa lartësia maksimale e dëborës ka shkuar deri në 224 centimetra me mesatare 94 centimetra.
Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.

Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra.

Ajo është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Recommended