Tre HEC-e mbi lumin Mat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt mbi lumin Mat, do të ndërtohen edhe tre hidrocentrale nga një firmë austriake.Zbatimi i projekteve mendohet të nisë në fillim të lumit Mat pranë Urës së Vashës në Klos e do të përfundojnë në afërsi të fshatit Batërr e Vogël në Bashkine e Burrelit. Janë rreth 18 kilometra gjatesi qe preken nga ndertimi e qe pritet te shkaktojne tharjen e lumit. Kjo pasi uji do të futet nëpër tubacione. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa, tha se me implementimin e këtyre projekteve, bashkia mund të përfitojë shume. Por ndertimi i heceve kundërshtohet nga banorët e fshatrave të cilët thone se dëmtohet çdo gjë. Prezantimi i projekteve nuk ka gjetur as mbeshtetjen e këshillit bashkisë Klos.
Recommended