Ora News – Vendimet për Çakon dhe Rroshin, PD: Rama presionin kriminal ndaj gjykatave
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama për presion kriminal ndaj gjykatave për mbylljen e skandalit të përgjimeve.
Zëdhënsja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se presioni arriti kulmin sot para vendimeve për masën e sigurisë për Çakon dhe Rroshin.
Deklarata e plotë:
Edi Rama ka shtuar presionin e tij kriminal ndaj gjykatave sot, duke kërkuar të mbyllë skandalin e përgjimeve, të rikthejë në detyrë Cakon dhe po ashtu të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin.
Presioni dhe kërcënimet kriminale të Ramës ndaj gjykatave kanë ardhur në rritje prej ditësh dhe sot kanë njohur kulmin, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë për masën e sigurisë për Cakon, dhe gjykata e Tiranës do të vendosë për masën e sigurisë për Rroshin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimet-per-cakon-dhe-rroshin-pd-rama-presionin-kriminal-ndaj-gjykatave/
Recommended