Ora News – FMN në Tiranë takohet me Ahmetaj dhe Sejkon, diskutohet për ecurinë e ekonomisë
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Misioni i radhës i FMN-së ka mbërritur në Tiranë, ku takimet e para janë zhvilluar me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe guvernatorin Gent Sejko. Me ta është diskutuar për ecurinë e të ardhurave dhe gjendjen e ekonomisë. Takimet do të vijojnë pasdite në nivel teknik, ku do të diskutohet për buxhetin, rishikimi i të cilit do të bëhet në korrik. Përfaqësuesit e Fondit Monetar do të qëndrojnë në Shqipëri deri më 28 qershor, ditë ku do të zhvillojnë edhe konferencën e përbashkët për shtyp dhe ku do të japin përshtypjet e tyre për gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe rekomandimet për qeverinë.
FMN ka mbërritur sërish në Tiranë për të analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë dhe programin me qeverinë shqiptare. Takimi i parë, në axhendën e gjatë dy javore të qëndrimit në Shqipëri është zhvilluar që herët në mengjes me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj në zyrën e këtij të fundit. Mësohet se përgjatë një ore e gjysmë që ka vijuar takimi, përfaqësuesit e Fondit kanë diskutuar me kreun e Financiave për ecurinë e të ardhurave, ku shifrat e 5- mujorit tregojnë një performancë pozitive të administratës fiskale, por edhe për gjendjen e ekonomisë, ku klima e biznesit mbetet shqetësimi kryesor, i shprehur publikisht edhe nga përfaqësuesi rezident i FMN-në në Tiranë, nga kontaktet e këtij të fundit me investitorët vendas dhe të hjuaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-ne-tirane-takohet-me-ahmetaj-dhe-sejkon-diskutohet-per-ecurine-e-ekonomise/
Recommended