Report TV - Aksident në Elbasan, makina del nga rruga humb jetën 11-vjeçari

  • 8 years ago
Një 11-vjeçar është aksidentuar për vdekje teksa udhëtonte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

11-vjeçari ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga A.B, 30 vjeç, banues në Elbasan. Makina në të cilën udhëtonin ishte një automjet tip BMW me targa AA 444 NU.

Në këtë aksident i plagosur mbeti gjithashtu edhe një tjetër pasagjer që ndodhej në makinë, B.Ç, 47 vjeç.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, sakaq po heton për shkaqet e aksidentit.

Recommended