Ora News – Aksident në Tiranë - Makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeç
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një fëmijë 3 vjeç është aksidentuar për vdekje pasi drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturën në trotuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Freskut dhe vajza ka qënë duke ecur me familjarë të saj. Mësohet se një nga familjarët është aksidentuar në këmbë dhe është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore. Përplasja ka qënë fatale për vajzën 3 vjece e cila ka ndërrur jetë.
Humbja e kontrollit të drejtuesit të këtij automjekti ka qënë fatale për një fëmijë 3 vjeç dhe një familjarë të saj, që u aksidentuar rëndë. E mitura ka qënë duke ecur në trotuar me familjarë të saj në zonën e Freskut në Tiranë, teksa është aksidentuar për vdekje.
Ajo është dërguar minuta më vonë në spital por përplasja nga automjeti ka qënë fatale për vajzën, ndërsa personi tjetër i aksidentuar sipas mjekëve po merr ndihmën e parë mjekësore në QSUT.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/makina-pe...
Recommended