“Çmimi i energjisë do të ulet” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zërat se çmimi i energjisë do të ulet, u vërtetuan nga vetë Kryeministri. Rama nuk tha se sa do të bëhet çmimi i energjisë elektrike, dhe nuk dha një afat se kur Enti Rregullator do të miratojë kërkesat e tre operatorëve të këtij tregu për ulje apo rritje të çmimeve, por si kohë, ERE merr në shqyrtim çmimet në muajin dhjetor. Kryeministri kujtoi edhe premtimin elektoral të partisë së tij për uljen e TVSH-së për energjinë e konsumatorit familjar nga 20 në 6%. Përmes batutave, ai tha se është i pari që do t?i bëjë të gjitha premtimet njëherësh, por këto janë të pamundura. Në vitin 2014-të, shumë familjeve në Shqipëri iu rikthyen faturat aforfe. Në qershor kompania e shpërndarjes do të përfundojë instalimin e të gjithë matësave, duke faturuar kështu për konsumin real të secilit. Kryeministri Rama tha se do të ketë ndëshkime të rënda për ata që dëmtojnë vetë sahatin për t?iu shmangur pagesës. Kryeministri ka inauguruar qendrën e re të Dispençerisë së Energjisë, e cila e bën për herë të parë Shqipërinë pjesë të rrjetit rajonal europian. Operatori i Sistemit të Transmetimit, menaxhon kuotat dhe shpërndarjen e sasisë së energjisë, por mundëson edhe shkëmbimin e saj në kohë nevojash, pa u dashur të blihet me çmim të lartë nga importi. Qeveria italiane ka dhënë 23 milion euro për ndërtimin e këtij projekti, ku 7 milion ka kushtuar godina dhe 16 pajisjet dhe materialet e qendrës. - See more at: http://vizionplus.al/cmimi-i-energjise-do-te-ulet/#sthash.0BIXzLFc.dpuf
Recommended