Shtyhet afati për tokat bujqësore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë fermerët që duan të marrin aktin e pronësisë së tokës bujqësore kanë afat që ta bëjnë këtë kërkesë në Komisionin e Vlerësimit deri në dhjetor të vitit 2017-të. Për 5 mijë dosje që rrinë në zyrat e pushtetit vendor, pronarët nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje, por kjo situatë është bërë më e vështirë pas hyrjes në fuqi të reformës së re territoriale. Deputetët kanë kërkuar të dinë nëse do të ketë një datë konkrete kur do të përfundojë ky proces, i cili po zgjat pafundësisht, dhe ende fermerët nuk dinë pronën që kanë e aq më tepër ta japin atë në përdorim të bizneseve të mëdha. Nëse nuk do të shtyhej ky afat, të gjithë fermerët duhet të shkonin në dyert e Gjykatave për të marrë të drejtën e pronësisë së tokës. Por deri tani, nga proceset që disa pronarë kanë dashur t?i bëjnë të ndara nga bashkitë e komunat, gjykatat kanë dhënë përgjigje vetëm për 25% të rasteve të ankimimeve. - See more at: http://vizionplus.al/shtyhet-afati-per-tokat-bujqesore/#sthash.2FdJXnwZ.dpuf
Recommended