Korçe, mjeti përplaset me murin e banesës, vdes 14 vjeçari, plagoset babai
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 14 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belorta.

Mjeti tip Benz me targe AA387 MG, që drejtohej nga 40 vjeçari Aurel Prifti doli nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, ndërsa i biri 14 vjeçar që udhëtonte me të, humb jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës.

Policia lokale bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Në dy javet e fundit,në rruget nacionale të Korçës kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 3 persona dhe 3 jane plagosur rende.

Për më shumë klikoni në
Recommended