Arrestohet Mohamed Abrini - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet Mohamed Abrini, i shumëkërkuari per sulmet terroriste te 13 nëntorit te kaluar ne Paris. 31-vjeçari belg me origjine marokene, bashkëpunëtor i terroristit Salah Abdeslam, u arrestua ne zonën e Anderlehtit ne periferi te Brukselit. Abrini eshte filmuar se bashku me terroristin Salah Abdeslam ne një automjet ne nje pike karburanti dy dite përpara sulmeve te Parisit, automjet qe u përdor me pas per masakrat. Ka dyshime se Abrini është gjithashtu personi me kapele, terroristi i trete i kërkuar edhe per shpërthimin ne aeroportin Zaventem ne 22 mars. ADN e Abrinit është gjetur edhe ne apartamentin ne Sherbek, prej nga u nisen kamikazet per ne aeroportin e Brukselit dhe mund te kete blere edhe valixhet qe u përdoren per atentatet. Abrini, nje person me te kaluar kriminale, ishte i kërkuari i fundit i masakrës se Parisit, që arriti t?i shpëtonte policisë.Prokuroret belge konfirmuan gjithashtu edhe disa arrestime te tjera, ne lidhje me sulmet e Brukselit, qe shkaktuan 32 viktima, por pa dhënë shume detaje. Mediat vendase ndërkaq, njoftuan per dyshimet se nje nga te arrestuarit e operacionit është personi qe ndihmoi kamikazin, i cili shpërtheu veten ne stacionin e metrosë ne Maelbek, por lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ai eshte identifikuar si Osama Krayem.

Recommended