BB ul parashikimet për rritjen ekonomike: Papunësia e lartë dhe e qëndrueshme
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka Botërore ka prezantuar raportin për ?Ribalancimin e rritjes ekonomike? për vendet e rajonit. Raporti vlerëson se pavarësisht rritjes ekonomike, në Shqipëri papunësia mbetet e lartë dhe e qëndrueshme, pagat kanë pësuar rënie, ndërsa varfëria po zbutet me ritme më të nagdalta se në vendet e tjera. Banka Botërore ka rishikuar në ulje projeksionet për rritjen ekonomike të vendit, duke pranuar për herë të parë se rënia e eksporteve po bëhet pengesë.
Rritja ekonomike nuk po reflektohet në ekonominë reale. Raporti i fundit i Bankës Botërore ?ribalancimi i rritjes ekonomike? vlerëson se pavarësisht krjimit të vendeve të punës, papunësia mbetet ende e lartë dhe qëndrueshme në Shqipëri, ndërkohë që pagat jo vetëm që nuk janë rritur, por përkundrazi, kanë pësuar rënie për periudhën 2010-2014.
Për herë të parë, raporti thekson se ngadalësimi i eksporteve do të ketë kosto për ekonominë.
Banka Botërore ka ulur projeksionet e saj për rritjen ekonomike në 3.2% për këtë vit dhe në 3.4% vitin e ardhshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bb-investimet-private-kane-rritur-punesimin-problem-norma-e-papunesise/
Recommended