Report TV - Pavarësisht kësaj situate instancat përkatëse ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.
  • 8 years ago
Ngrehina e rrënuar e këtij pallati për momentin është streha e vetme për familjet Karaj dhe Balliu në fshatin Nuaj të Krujës, por nëse nuk ndërhyhet ne kohë mund të kthehet në fatkeqësinë e këtyre familjeve.

Pallati i ndërtuar në kohën e Enverit tashmë është i degraduar i tëri, duke u kthyer në një rrezik potencial.

Në këtë objekt dikur jetonin tete familje, por sot kanë mbetur vetëm dy, të cilat nuk kanë asnjë mundësi për të lëvizur.

Muret janë dëmtuar dhe janë çare dhe nga moment në moment godinë mund të shembet.

Këto pamje të kapura jashtë objektit nuk kanë nevojë për shumë koment.

Ndërkohë e njëjta panoramë është edhe brenda 2 apartamenteve.

Banorët bëjnë apel për ndihmë para se të jetë shumë vonë.
Pavarësisht kësaj situate instancat përkatëse ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.
Recommended