“Kosovarët nuk kane lidhje me sulmet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre shtetasit kosovare te ndaluar një dite me pare ne Gjermani nuk kane lidhje me sulmet terroriste te Brukselit. Prokurori gjerman Weinzierl konfirmoi per Vizion Plus se hetimet e kryera nuk kane zbuluar përfshirje te tyre ne këto ngjarje.?Nga ecuria e deritanishme nuk rezulton lidhje me sulmet ne Bruksel. Ju konfirmojmë se Prokuroria ne Munih ka nisur një hetim ndaj tre shtetasve kosovare te ndaluar pranë Mynihut.?Lajmi per ndalimin e tre kosovareve u publikua nga mediat italiane dhe gjermane, sipas te cilave ata ishin duke udhëtuar me nje automjet ne autostrade nga Mynihu drejt Salsburgut. Ne makinën e tyre tip benz me targa belge u gjeten 10 mije euro. Dyshimet se ata mund te kenë ndihmuar organizatoret e sulmeve te kryeqytetit belg kane rezultuar deri tani te pabaza.

Recommended