Report TV - Veliaj, Ahmeti: Sheshi "Skënderbej" do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët
  • 8 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh sot pas një takimi të zhvilluar me homologun e tij të Prishtinës, Shpend Ahmeti, se rikonstruksioni i sheshit "Skënderbej" do të ketë në thelb përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve.

Veliaj tha se i ka prezantuar Ahmetit planet për sheshin ?Skënderbej?.

Sipas tij, pllakat dhe gurët për sheshin do të porositen në Kosovë dhe bimët në viset e tjera shqiptare.

"Më vjen mirë që i prezantova Shpendit planet tona për Sheshin "Skënderbej". Për pak kohë nuk do të kemi këtë trafik që kemi në sfond, por do të kemi një shesh që do të përfaqësojë unitetin tonë kombëtar. Kam filluar në mënyrë informale të bëj porositë për pllakat dhe gurët që vijnë nga Kosova. Por edhe pemët që vijnë nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë", u shpreh Veliaj.
Recommended