Report TV - Mungesa e investimeve degraton aksi Thumane Fushë-Krujë

  • 8 years ago
Aksi rrugor Thumanë ?Fushë-Krujë që u shërben më shumë se 10 mijë banorëve prej vitesh është lënë në harresë. Mungesa e investimeve ka bërë ky segment të shkojë drejt degradimit dhe të kthehet në një dhimbje koke për banorët e veçanërisht për drejtuesit e mjeteve.

Problemi më i madh janë gropat në rrugë, të cilat në ditë me reshje kthehen në pellgje uji që e bëjnë këtë rrugë të pakalueshme, ndërsa pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë koment.

Banorët të lodhur nga kjo situatë, kur shohin gazetarët nxitojnë të bëjnë apel për rikonstruksionin e kësaj rruge dhe nuk kursejnë akuzat për premtimet e pambajtura.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në rrugë të tjera të Krujës.

Recommended