Report TV - Parku tek liqeni, Meta: Duhet transparencë për vendimet mbi hapësirat publike
  • 8 years ago
Kryeparlamentari i'u përgjigj interesave edhe për konfliktin mes Bashkisë dhe shoqërisë civile për parkun e lojërave tek liqeni. Meta tha se duhet transparencë për çdo vendim që ka të bëjë me hapësirat publike.

?Do të ishte më mirë për këtë çështje të pyesnit përfaqësuesit e LSI në këshillin bashkiak. Duhet një raport i hapur transparent në raport me qytetarët, komunitetin dhe opinionin për çdo vendim që ka të bëjë me hapësirat publike. Dihet që është krijuar një ndjeshmëri e madhe për shkak të dëmeve të së kaluarës, por edhe ndihmon për të mos lënë vend për ata që duan të spekulojnë?

Fjalën e tij kreu i Kuvendit e mbylli me një batutë për Spartak Brahon, teksa u pyet si i vlerëson qendrimet e tij disa herë të ndryshme nga LSI Meta tha:"Sështë hera e parë që Braho rebelohet kështu.
Recommended