Report TV - Mogherini: Bëni reformën në drejtësi, silleni Shqipërinë në BE

  • 8 years ago
TIRANE - Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, i bën thirrje klasës politike në Shqipëri të gjejë rrugën e dialogut për të miratuar reformën në drejtësi. Gjatë fjalimit në Kuvend, Mongherini e cilësoi reformën në gjyqësor prioritetin numër një të axhendës së integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se pas votimit të paketës së reformës, Komisioni Europian do të vendosë për çeljen e negociatave.

"Duhet një reformë e thellë dhe tërësore në gjyqësor. Kjo është numri një në axhendë. Sepse kjo ka të bëjë me barazinë e qytetarëve të cilët duhet të trajtohen njësoj pavarësisht nga statusi social, besimi i tyre. Ka të bëjë me kompanitë e mëdha, me investitorët e huaj të cilët duhet të kenë besim tek institucionet. Ka të bëjë me demokracinë. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim nga Komisioni Europian për të filluar negociatat dhe shtetet anëtare të marrin një vendim pozitiv për këtë çështje. Mund të jetë fillimi për një kapitull të ri në marrëdhëniet tonë në të ardhmen. Komisioni i Venecias do të japë shumë shpejt rekomandimet përfundimtare. Miratojeni reformë! Të gjitha palët, qeveria, opozita, duan që Shqipëria të ecë përpara drejt BE, dhe qytetarët e Shqipërisë presin të bëni këtë gjë. Prandaj, bëjeni!", u shpreh Mongherini.

Recommended