Report TV - Aplikim online për kartat e shëndetit Rama: Nuk ka më radhë në sportele
  • 8 years ago
TIRANE - Që prej datës 15 shkurt ka nisur shpërndarja online e Kartës së Shëndetit. Qytetarët tashmë nuk duhet të presin në radhë, por vetëm me një kartë identiteti mund të aplikojnë për të marrë kartën e shëndetit. Kryeministri Edi Rama ishte në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë ku pa nga afër procesin e aplikimit.

Sipas Ramës nuk do të ketë më radhë nëpër sportele duke theksuar se po kalohet tek shërbimi shëndetësor elektronik.

?Për të çmontuar të gjithë atë barrë të tmerrshme që kishin dhe vazhdojnë të kenë në zona të ndryshme njerëzit dhe mjekët, duhet paralelisht me ndryshimet strukturore, edhe një reformim rrënjësor i formës së shërbimit dhe kalimin në shërbimin shëndetësor elektronik. Receta elektronike, nga njëra anë, Karta e Shëndetit e marrë elektronikisht, nga ana tjetër janë dy hapa, jo të gjitha, që sjellin një lehtësi shumë të madhe. Përfundimisht, të gjithë ato radhë të tmerrshme, që i përjetuam edhe nëpërmjet televizionit në zona të ndryshme, evitohen plotësisht dhe e gjitha funksionon shpejt, por më e rëndësishme, në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që çdo gjë e shkruar mbetet aty,? ? u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Recommended