Donald Lu apel të rinjve për shkollat profesionale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe diplomatet e huaj, u bëjnë apel te rinjve shqiptare te orientohen nga tregu i punës. Ambasadori amerikan Donald Lu, per t?u treguar studenteve te Universitetit Bujqësor, nevojën e tregut për zanatet e tyre, por dhe mundësinë e gjetjes se nje pune, solli disa momente nga e përditshmja jashtë kryeqytetit. Këtë deklarate, përfaqësuesi i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, e beri gjate inaugurimit te qendrës se trajtimit profesional ne Fakultetin e Veterinarisë. Investimi i qeverise amerikane synon kualifikimin e veterinereve te rinj. Por rektori i Universitetit Bujqësor Alfons Harizaj, pas miratimit te ligjit te arsimit te larte, kërkon mbështetjen e qeverise per stimulimin e te rinjve, qe do te frekuentojnë këtë shkolle. Fenomeni i studenteve te dobët apo atyre qe përfundojnë gabimisht ne dege aspak te dëshiruara prej tyre, ndeshet ne mase ne Universitetin Bujqësor. Por edhe ata qe e kane dëshiruar Veterinarinë, Agrobiznesin apo degët e tjera, i tremben papunësisë. E ndërsa studentet ende, nuk ia dine vlerën diplomës ne tregun e punës, ambasadori Lu me batute u është drejtuar: Sa here te shoh, delet do te me kujtoheni ju.