EKSKLUZIVE/ Ermal Meta për Ora News: Suksesi im në Sanremo i dedikohet dhe Shqipërisë
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kantautori shqiptar Ermal Meta, finalist në Festivalin e Muzikës italiane, Sanremo Giovanni 2016, e fitues i vendit të tretë, në një intervistë për Ora News rrëfen eksperiencën e pjesëmarrjes së tij në këtë event të rëndësishëm.
Ermal Meta: ?Unë jam shumë i lumtur që mora pjesë në këtë event. Nuk e prisja të shkoja në Sanremo si solist sepse në 3 vitet e fundit kam punuar si autor . Kam shkruar shumë këngë për shumë këngëtarë italianë dhe në një moment vendosa të bëj një disk vetë dhe bëra me dije Mescal, Shtëpinë Diskografike timen. Atyre iu pëlqeu shumë disku im dhe vendosëm të provonim rrugën e Sanremos. Kam dëgjuar disa komente që nuk duhet të merrja pjesë në Sanremo Giovani. Unë nuk jam dakort sepse ky është një projekt i ri, është një rrugë e re dhe do më pëlqente më shumë të nisja nga e para.Shkoi shumë mirë, nuk e prisja vendin e tretë. Dëgjova se kishin ndodhur disa gjëra jo të mira, jo ligjore le të themi.Në këtë rast vendi i tretë mu duk pak të them të drejtën.Jo se e them vetë por ma kanë thënë disa të tjerë.Unë zakonisht jam mësuar të luftoj me duart e mia dhe me asnjë armë tjetër.?
Ermal Meta është sot një nga autorët më të kërkuar në muzikën bashkëkohore italiane. Ai është autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma, Chiara, Analisa, Patty Pravo, Fedex etj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ermal-meta-per-ora-news-suksesi-im-ne-sanremo-i-dedikohet-dhe-shqiperise/
Recommended