Kerri: Shqipëria në rrugën e duhur - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak minuta pas zbritjes ne Aeroportin e Rinasit, eskorta e Sekretarit Amerikan te Shtetit, mbërriti ne Kryeministri. Kryediplomati amerikan i shoqëruar nga ndihmëssekretarja Vitoria Nuland, është pritur nga shefi i kabinetit Rama. Ai ka bërë një tur të shkurtër në selinë qeverisë e më pas Rama e ka prezantuar me ish-kryeministrin Majko dhe disa nga ministrat. Pas takimit zyrtar, ne deklaratën për mediat, zoti Kerri rikonfirmoi qartësisht mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e qeverise se tij për paketën ë reformës në drejtësi, duke theksuar se gjate muajit mars, do te miratohen të gjitha ndryshimet ligjore. Dy zyrtaret kane vlerësuar edhe marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve, si dhe përfshirjen e Shqipërisë ne aleancën e gjere kundër terrorizmit. Zoti Kerri vlerësoi ndërkohë edhe raportet e ngushta me Tiranën zyrtare në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Recommended