Shqiptarët të katërtit për azil - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 70 mije shqiptare dhe mbi 30 mije kosovare kërkuan azil ne Gjermani gjate vitit qe lame pas. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Brendshme gjermane, sipas se cilës përgjatë 2015-es numri i përgjithshëm i azilkërkuesve arriti ne mbi 1,1 milionë. Shqiptaret u renditen ne vendin e katërt per nga fluksi i aplikimeve, pas sirianeve, afganeve dhe irakianeve dhe te pestët ishin shtetasit nga Kosova. Sirianet përbejnë grupin me te madh te azilkërkuesve me mbi 400 mije kërkesa. Autoritetet gjermane përsëriten se qytetaret nga vendet e Ballkanit kane pak shanse per te përfituar azil. Edhe përgjatë javës se pare te këtij viti, fluksi i emigranteve drejt Europes nuk është ndalur, pavarësisht kushteve te vështira te motit. Por përveçse me valën e refugjateve dhe shqetësimin per sistemimin e tyre, kancelaria gjermane Merkel po përballet me presione brenda vendit për politiken e saj te dyerve te hapura. Kjo per shkak te sulmeve seksuale, me te cilat u përballen qindra gra natën e ndërrimit te viteve ne qytetin e Kelnit. Përpos ngacmimeve fizike, ato raportuan edhe vjedhje te celulareve dhe objekteve te tjera personale, per te cilat bene përgjegjës meshkuj qe per nga tiparet u ngjanin atyre nga vende te Afrikës Veriore. Megjithatë, autoritetet thonë se nuk ka te dhëna qe te provojnë se sulmuesit kane qene azilkërkues. Ministri i Drejtësisë Heiko Maas kërkoi qe te mos shenjestrohen refugjatet per sulmet e grupeve te përbëre nga 30 persona e qe rezultuan te koordinuara. Ndërsa ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere kritikoi policinë per mënyrën sesi përballoi situatën.
Recommended