Kërcënojnë shoqatat e transportit urban - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i Ri ne Tirane do te nise me protestën e linjave urbane. Ne 1 janar, operatoret private kane shpallur greve, ndërsa qytetaret do te detyrohen te lëvizin ne këmbë. Ky është kërcënimi i radhës i shoqatës se transportit urban edhe pas dështimit te negociatave me bashkinë. Te interesuar vetëm per rritjen e çmimit te biletës ne 70 leke, operatoret deklarojnë se ne kushtet aktuale, nuk i përballojnë dot kostot. Drejtues te Bashkisë se Tiranës, kane përsëritur se nuk do te ketë rritje te çmimit te biletës. Mësohet se edhe gjate takimit me operatoret privat, ne asnjë moment, përfaqësues te bashkisë, nuk kane folur për rritje çmimi. Nënkryetari Arber Mazniku deklaroi se do te vazhdojnë negociatat, jo per ndryshimin e çmimit, por per kushtet qe duhet te plotësojnë sot linjat urbane. Dy nga kushtet qe bashkia u kërkon operatoreve private është vendosja e biletës elektronike, sistem qe do te mase realisht xhiron dhe te ardhurat e kompanive, si dhe zgjerimin e linjave ne zona te pambuluara. Ashtu siç pritej, operatoret privat kane refuzuar vendosjen e biletës elektronike, pasi ne kushtet aktuale me fatorino, biznesi i tyre fsheh me se miri xhiron dhe fitimet reale. Ashtu si qytetaret e Tiranës qe udhëtojnë me linja urbane edhe kryetari i bashkisë nje dite me pare, denoncoi publikisht kushtet skandaloze ne transportin urban. Sipas Veliajt, nuk do te kete rritje çmimi, ndërsa operatoret duhet te rrisin standardet. Por përballë presionit te vazhdueshëm te privateve dhe pezullimit te transportit ne Tirane, per Bashkinë nuk është e vështire prishja e kontratës me operatoret e linjave urbane dhe zëvendësimi i tyre me linja te tjera. Madje kjo është e parashikuar edhe ne një nga pikat e kontratës nëse operatoret nuk përmbushin kushtet. Ne historinë e 10 viteve te fundit, Tirana është përballur me presione dhe greva te transportit urban. E ndërsa çmimi i biletës nga 20 leke shkoi ne 30 leke, kushtet dhe shërbimi ndaj qytetareve, nuk ka ndryshuar.

Recommended