Rama në Kukës: Investime në infrastrukturë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në maj të këtij viti, qeveria ofroi një grant financimi nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, për rikonstruksion të godinës së grumbullimit të bimëve mjekësore në Kukës. Pas ndërhyrjes infrastrukturore, kryeministri Edi Rama, e konsideroi investimin, si një mundësi reale për të gjithë fermerët e zonës. Përveç, këtij investimi, në Kukës, kreu i qeverisë ka inspektuar punimet që po kryhen në sheshin kryesor të këtij qyteti. Sipas tij, transformimi urban do të sjellë më shumë energji pozitive për komunitetin dhe biznesin e vogël. Punimet parashikojnë një shndërrim ideor dhe arkitektonik të plotë të sheshit ?Skënderbej?, ku përfshihen asfaltimi dhe ndërtimi i trotuareve të rrugës ?Eksod 99?.