“Korpiklaani” koncert në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jetës së natës në kryeqytet këtë fundjavë i shtohet një tjetër event. Pas një turi të gjatë në Europe grupi finlandez ?Korpiklaani? ka mbërritur edhe në Tiranë. Për ndjekësit e rock-ut e metal-it, ?Korpiklaan? është një bande e njohur. Ata e ndërthurin kete rryme me ritme folku, një muzikë që mund ta kërcejë kushdo. Klani i pyllit, siç edhe është kuptimi i emërtimit të tyre në gjuhën finlandeze edhe këtë herë ngjiten në skenë elementë të natyrës.?Edhe këtë herë ashtu si kemi bërë gjithë këto vjet në skenë ne do t?ju sjellim më pranë natyrën, pasi jemi shumë të lidhur me të. Është hera e parë që vijmë në Tiranë dhe nuk e kishim menduar se do të gjenin një qytet të pastër e me ndërtesa të bukura. Në mëngjes përzgjodhëm nga 9 albume që kemi, këngët më të bukura për publikun dhe shpresoj që të gjithë të kërcejnë pasi muzika jonë nuk është thjesht metal, por ka ritme folklorike që këto 10 vjet dhe për shumë të tjerë elektrizon shumëkënd?.Korpiklaan u krijua nga Jonne në vitin 1993 dhe që atëherë ka mbledhur rreth vetes shumë fansa. Edhe në Shqipëri nuk janë të paktë ata që prej ditësh kanë prenotuar për t?i ndjekur live.Duket se evente të tilla i mungojnë kryeqytetit shqiptar, që prej vitesh në jetën e natës ofron të njëjtin repertor muzike për të shijuar.
Recommended